Tenda pergola është e ndërtuar nga profile dhe fletë alumini me një strukturë të lehtë, por të fortë dhe të qëndrueshme. Alumini është zgjedhur për rezistencën e tij ndaj kushteve atmosferike dhe për lehtësinë e trajtimit të tij estetik. Tenda pergola ofron një dizajn modern, duke lejuar përshtatjen dhe konfigurimin sipas nevojave dhe dëshirave të klientit. Kjo përfshin zgjedhjen e ngjyrës, formës së profileve, dhe madhësisë së tendës.
Ideale për kafene, restorante, oborr private, dhe hapësira të tjera të jashtme. Duke sjellë një ndjesi të luksit dhe duke ofruar një mbrojtje nga kushtet atmosferike, kjo tendë bëhet një zgjidhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të shijojnë hapësirat e jashtme në një mënyrë të përshtatshme dhe të personalizuar.
Siguria teknike është parësore për ne, jemi plotesishtë të angazhuar për të siguruar që produktet tona përmbushin standarde të larta të sigurisë. Tenda Pergola prodhuara dhe montuara nga Xhaferraj Alumin vjen me profile alumini dhe akesesorë cilësie së lartë, duke ofruar një kombinim estetik dhe funksional. Kushtet klimatike janë një tjetër faktor i rëndësishëm për ne, produktet tona janë projektuar për të përballuar kushtet e motit.